Agropark Tirana nuk është thjesht një qendër tregtare për produkte bujqësore është një hapësirë dinamike, e gjallë dhe promovuese, ku ndërthuren aktivitetet tregtare me evente komunitare dhe aktivitete që rrisin ndërgjegjësimin për produktet vendase. Përmes panaireve të organizuara, ekspozitave tematike dhe fushatave të dedikuara, Agropark Tirana krijon një urë të drejtpërdrejtë komunikimi midis prodhuesve dhe konsumatorëve.
Panaire Tregtare dhe Agroushqimore
Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe partnerë të tjerë publikë e privatë, Agropark Tirana organizon panaire periodike, ku fermerët, grumbulluesit dhe prodhuesit lokalë mund të prezantojnë produktet e tyre në një ambient të organizuar dhe shumë të frekuentuar.

Ekspozita Tematike dhe Aktivitete Kulturore
Përtej tregtimit, Agropark Tirana shërben edhe si një qendër e jetës kulturore dhe sociale. Ekspozitat me produkte bujqësore të përpunuara, produktet tipike të zonave të ndryshme të vendit, krijimet artizanale dhe aktivitetet për fëmijë e bëjnë këtë hapësirë një atraksion për të gjitha moshat.