Në Agropark Tirana, lidhim drejtpërdrejt prodhuesit me tregun. Jemi një hapësirë dinamike ku fermerët, tregtarët dhe përpunuesit e produkteve bujqësore gjejnë mundësi për të zhvilluar aktivitetin e tyre në një ambient të organizuar, funksional dhe bashkëkohor. Kjo është pika ku puna e tokës merr vlerë dhe arrin konsumatorin në formën më të pastër dhe të freskët.
Në Agropark Tirana, fermerët vendas kanë mundësinë unike të shesin produktet e tyre bujqësore në një ambient të organizuar dhe të frekuentuar nga konsumatorët që kërkojnë freski, cilësi dhe produkte lokale. Hapësirat e hapura për tregtimin me pakicë janë të dedikuara për ju – të thjeshta për t’u përdorur, falas dhe të dizajnuara për të sjellë produktin tuaj më afër tregut.

Hapësira të organizuara dhe të përshtatshme për tregtim të sigurt.

Mundësi prezantimi në panaire dhe rrjetet sociale.

Menaxhim efikas dhe mbrojtje për produktet tuaja.

Ndërtoni besim dhe rritni kërkesën për produktet lokale.

Zgjeroni klientelën dhe forconi reputacionin tuaj.
Rezervo sot hapësirën tënde për të qenë pjesë e një komuniteti që vlerëson punën tënde dhe sjell produkte të freskëta direkt në duart e konsumatorëve.
Abonohuni
© 2025 Tirana Agroparktirana. All rights reserved | Powered by Marketing One