𝗘𝗗𝗜𝗖𝗜𝗢𝗡𝗜 𝗜 𝟱-𝗧𝗘̈ – 𝟭𝟲-𝟭𝟴 𝗠𝗔𝗝 𝟮𝟬𝟮𝟰 𝗔𝗚𝗥𝗢𝗣𝗔𝗥𝗞 𝗧𝗜𝗥𝗔𝗡𝗔
Edicioni i 5-të i Panairit “Agro Tech & Natyral Expo 2024” e organizuar nga Expocity Albania në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në Ditën Botërore të Agroturizmit dhe Agro Park Tirana.
Kjo mbledhje e rëndësishme vjetore bashkon sektorët e ndryshëm të bujqësisë, agroturizmit, agro-teknologjisë, blegtorisë, të peshkut, produkteve ushqimore, produkteve natyrale e organike, hortikulturës, artizanatit, bukëpjekje-pastiçerisë, verërave e vreshtarisë, vajit të ullirit, frutave e perimeve, mjaltit, erëzave, mirëushqyerjes, dhe risive të fundit në këto fusha, duke u dedikuar ekspozuesve një çati jo vetëm për të shfaqur produktet, shërbimet dhe ekspertizën e tyre, por për të shkëmbyer e zgjeruar më tej rrjetin e bizneseve që përfaqësojnë.