Më 29 Shtator, në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Humbjen dhe Mbetjet e ushqimit, patëm kënaqësinë të bashkëpunojmë me Albanian Food Bank në një nismë me qëllim ndërgjegjësimin mbi përdorimin e përgjegjshëm të ushqimit.Fëmijët ishin pjesa më e bukur e aktivitetit! Përmes lojërave dhe aktiviteteve argëtuese, ata mësuan se si të kujdesemi për ushqimin, të shmangim mbetjet dhe të tregojmë dashuri për mjedisin.







