Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1-Qershori, Agropark Tirana në bashkëpunim me Food Bank Albania organizoi një aktivitet festiv dhe solidar me fëmijët. U shpërndanë pako fruta-perime për dhjetëra fëmijë me ndihmë sociale ndërsa një sërë aktivitetesh argëtuese dhe edukuese u zhvilluan në hapësirat e tregut. Kjo nismë bashkoi festën me ndihmën sociale, duke theksuar vlerat e bashkëpunimit dhe mbështetjes komunitare.