U organizua një sesion fotografik i dedikuar fëmijëve, i konceptuar si një mënyrë kreative për të dokumentuar dhe promovuar tregun përmes prezencës së fëmijëve në mjedise natyrale dhe autentike. Fëmijët pozuan mes produkteve të freskëta, stendave ngjyrëplotë, veshjeve tradicionale dhe hapësirave të gjelbra, duke sjellë një imazh të ngrohtë të jetës rurale dhe familjar të Agropark-ut.




