Për të plotësuar nevojat e operatorëve për ruajtje të sigurt dhe të kontrolluar të produkteve agroushqimore, Agropark Tirana ofron një hapësirë magazinimi, e pajisur me kushte higjieno-sanitare dhe siguri të garantuar.
Çdo njësi magazinimi është ndërtuar për të ofruar funksionalitet maksimal, duke siguruar ruajtje në kushte të kontrolluara higjieno-sanitare dhe qasje të lehtë për ngarkim dhe shkarkim. Ambientet janë të pajisura me infrastrukturë bashkëkohore që përfshin sistem ndriçimi efikas, ajrosje natyrale dhe të detyruar, si dhe akses të dedikuar për automjete transporti.

Këto hapësira shërbejnë jo vetëm për ruajtje, por edhe si pikë kontakti me blerësit, duke u kthyer në një qendër të gjallë tregtare ku produktet vendase kalojnë direkt nga magazina në treg, me një shkallë të lartë freskie dhe kontrolli cilësor.
Përmes ndarjes në sektorë të specializuar dhe ndihmës logjistike nga Agropark Tirana, operatorët mund të fokusohen në zhvillimin e biznesit të tyre, ndërkohë që u sigurohet një ambient i qëndrueshëm, i pastër dhe i sigurt për ruajtjen e mallrave. Këto njësi janë një zgjedhje ideale për këdo që kërkon të operojë në një mjedis të organizuar dhe të certifikuar për tregtim agroushqimor.