Agropark Tirana mirëpriti një grup nxënësish nga një shkollë 9-vjeçare të Tiranës për një vizitë edukative me qëllim njohjen nga afër me produktet agroushqimore vendase dhe rëndësinë e një ushqyerje të shëndetshme. Fëmijët patën mundësi të shëtisin në treg, të komunikojnë me prodhuesit dhe të ndjekin demonstrime mbi mënyrën e prodhimit të disa prej artikujve natyralë të tregut.